Çka nëse flini gjatë natës me çorape? NULL NULL 27.01.2016 14:10 27.01.2016 14:10 Në këtë botë ka dy lloje njerëzish, disa kur bëjnë gjumin veshin çorape e disa të tjerë nuk bëjnë dicka të tillë. Madje nëse ju i takoni kategorisë së atyre që nuk veshin çorape kur flenë, posa të mësoni për përfitimet e kësaj gjëje do të ndërroni mendjen. Dicka e tillë po pohohet nga sleep.org, ku thuhet se mbathja e çorapeve përshpejton shkallën në të cilën ju zë gjumi, përcjellë Klan Kosova. Keni dëgjuar për vasodilatim- dilatimin e enëve të gjakut, është kjo gjë që tregon trurit se është koha për të fjetur, e dicka e ngjajshme nxitet nga ngrohja e këmbëve apo duarve të ftohta. Ngrohtësia e fituar rishpërndahet në të gjithë trupin dhe bëhet gati për gjumin, kjo ju duket e pabesueshme, por sa më shumë vasodilatim në duar dhe këmbë aq më pak kohë nevojitet të ju zë gjumi, përcjellë Klan Kosova.