Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cilësitë e gruas së fuqishme

NULL NULL
21.06.2015 16:15
Portrait of a happy businesswoman using computer and taking notes in office

Është e vërtetë se gjithnjë e më shumë gratë janë në rritje dhe i plotësojnë të gjitha kriteret njejtë sikurse meshkujt.

Sot ka shumë gra që kanë shkëlqyer në çdo fushë të mundshme në botë, të jetë ajo astronomi, për sport etj. Çdo grua e cila ka aspirata të mëdha për të ardhmen e saj, këtu është një udhëzues për të gjitha zonjat që dëshirojnë të pushtojnë botën.

Ajo është e arsimuar

Duke qenë të arsimuara nuk do të thotë se ajo ka kaluar provimet e saj dhe ka marrë diplomë bachelor. Arsimi nga libri ngushton mundësinë e një arsimi më të gjerë dhe më të përmbushur. Një grua e fuqishme e di se çfarë po ndodh në botën rreth saj, edhe në qoftë se ajo është një shtëpiake ajo ka njohuri të mjaftueshme për  rrethinën e saj.

Ajo është e pavarur

Një grua me autoritet është e ashpër dhe e pavarur. Ajo nuk ka nevojë për një partner mashkull për ta përmbushur atë ose ajo të ndjehet e sigurt, ajo mund të shkojë pothuajse kudo vetëm dhe mund të bëjë gjithçka vetëm. Ajo megjithatë e di rëndësinë e punës ekipore dhe mund të shfaqë aftësi të shkëlqyera pune në ekip kur lind nevoja.

Ajo është mëkatfalëse

Një nga karakteristikat më të rëndësishme të çdo njeriu është aftësia për të falur, vetëm kur të mësojmë të falim do të dalim si qenie njerëzore më të fortë.

Ajo i di të drejtat e saj

Një grua e fuqishme gjithmonë i di të drejtat e saj dhe nuk lejon njerëzit të shkelin mbi përpjekjet e saj për të jetuar jetën në rrugën e saj. Një grua është mësuar gjithmonë që të mposht dëshirat e saj dhe të përmbushë atë të të tjerëve, por një grua e fuqishme del nga kjo. Ajo nuk e lë burrin e saj, djalin, ose shefin të dominojë mbi atë.

Ajo është e këndshme

Të gjitha këto karakteristike mund të qojnë në atë se një grua e fuqishme është arrogante dhe agresive. Kjo është shumë e pavërtetë, dhe ju duhet të hiqni këtë lloj bindje. Një grua e fiqushme është e këndshme, ajo nuk ka asnjë urrejtje ndaj të tjerëve, ajo tregon anën e saj prej nëne në kohën e duhur.

lajme të ngjashme