Chelsea dhe Jakcson ndajnë rrugët NULL NULL 08.08.2025 19:17 08.08.2025 19:17 Sulmuesi Nicolas Jackson është drejt largimit nga Chelsea, me të dyja palët që kanë qenë në dakordësi për këtë hap që nga muaji korrik. Klubi londinez është gati të ndahet edhe me Christopher Nkunkun, si pjesë e një ristrukturimi në repartin ofensiv. Jackson pritet të jetë një nga emrat kryesorë në lëvizjet e merkatos për sulmuesit, teksa Newcastle dhe Tottenham kanë shfaqur interes, me këta të fundit që mund të lëvizin konkretisht nëse largohet Richarlisoni. Gjithashtu, disa klube italiane kanë hyrë në bisedime me përfaqësuesit e lojtarit.