Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala: Kurtit i pengon lavdia historike e Thaçit, ai është ankthi i tij (VIDEO)

NULL NULL
08.07.2026 07:40
Azdren Shala
Azdren Shala

Opinionisti Azdren Shala ka deklaruar se, sipas vlerësimit të tij, kryeministri në detyrë,  Albin Kurti e konsideron nënshtrimin e opozitës si të nevojshëm për të arritur objektivat e tij politike.

Në “DPT te Fidani”, Shala tha se qëllimi i Kurtit është krijimi i asaj që ai e quajti “Republika e tretë”, ndërsa opozita, sipas tij, shihet si pengesë në këtë rrugë, transmeton Klankosova.tv.

“Nënshtrimi i opozitës është mirë për me mbërri te qëllimi, sepse opozita sipas këndvështrimit të tij i bën pengesë rrugës, kur ka një alternativë politike. E qëllimi i tij është bash Republika e tretë”, u shpreh Shala.

Ai shtoi se, sipas bindjes së tij, një nga arsyet lidhet me dëshirën e Kurtit për të lënë gjurmë në histori, duke pretenduar se ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet figura me të cilën ai krahasohet.

“Pse i duhet? E para, për maninë e tij në histori, hija e zezë, Hashim Thaçi është ankthi i tij. Sepse sa herë kemi nejt bashkë, e ka ataku Hashim Thaçin. Këtij i pengon lavdia historike e Hashimit, në një kohë që ky ka qenë i rritur”, deklaroi Shala.

lajme të ngjashme