Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nesër mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë-Prevallë, shkak asfaltimi

NULL NULL
08.07.2026 08:03
Foto ilustrim
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë, për shkak të punimeve të asfaltimit në kuadër të projektit “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për 3 vite në vazhdim – Ferizaj 1”.

Sipas njoftimit, do të asfaltohet një segment i rrugës rajonale R115 Fushë e Pajtimit-Prevallë, në gjatësi prej 1.050 metrash, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se qarkullimi në segmentin Brezovicë-Prevallë do të ndërpritet nga ora 08:00 deri në ora 18:00.

Qytetarëve u bëhet thirrje që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur në zonën e punimeve.

lajme të ngjashme