Bastisje në burgun e Dubravës, gjendet marihuanë NULL NULL 08.07.2026 08:50 08.07.2026 08:50 Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, të dielën rreth orës 08:30, gjatë një bastisjeje të realizuar rreth sallës së vizitave, janë gjetur dy qese të mbështjella që dyshohet se përmbanin marihuanë. Sipas raportit të policisë, pesha e substancës së dyshuar është rreth 125 gramë, ndërkohë lënda është sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve” dhe po trajtohet në procedurë hetimore.