Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëmtohet Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, nisin hetimet

NULL NULL
08.07.2026 08:35

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me disa dëmtime në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.

Për këtë rast, forcat e rendit kanë njoftuar se ngjarja dyshohet se ka ndodhur përgjatë një muaji, përkatësisht nga 30 maji deri më 30 qershor të këtij viti.

Sipas raportit 24-orësh, policia ka pranuar informatën se në objektin përcjellës në kullë janë vërejtur disa dëmtime nëpër tavan dhe në korridorin e objektit.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raport.

Për këtë, policia ka hapur rast nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme