Tahiri: Kurti dëshiron pozicion autoritar përmes rolit të viktimës (VIDEO) NULL NULL 08.07.2026 07:27 08.07.2026 07:27 Besnik Tahiri, Aleanca Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se po tenton të krijojë një narrativë viktimizimi për përfitime politike. Në një intervistë të dhënë mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Tahiri tha se qytetarët e Kosovës e kanë të qartë, sipas tij, qasjen politike të Kurtit, transmeton Klankosova.tv. “E dinë secili qytetar i Kosovës që zotëri Kurti dëshiron pozicion autoritar prej perspektivës së viktimës. Zotëri Kurtit i kemi thënë: ‘S’mundesh me u viktimizu, nuk jemi duke të të bllokuar. Eja, qe ku i ke shtatë vota, temat tona’. Loja se kujt me ia lënë fajin është strategjia e dy palë zgjedhjeve të zotëri Kurtit”, deklaroi Tahiri në Klan Kosova. Sipas deputetit të zgjedhur të Aleancës, partia e tij nuk është duke bllokuar proceset politike, por ka ofruar mbështetje për çështje të caktuara.