Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Jo gazit amerikan, jo projekteve strategjike”, Arifi kritikon vendimet e qeverisë Kurti (VIDEO)

NULL NULL
07.07.2026 23:57

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Avni Arifi, ka kritikuar qeverinë në detyrë për qasjen ndaj projekteve zhvillimore dhe gjendjen ekonomike në vend.

Duke folur sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Arifi tha se qytetarët, veçanërisht të rinjtë, po përballen me pasiguri dhe po mendojnë gjithnjë e më shumë për largim nga Kosova.

“Duhet t’i çelim sytë, sepse me këtë trend, nëse ulesh në kafe me të rinjtë, vetëm për këtë flasin të ikin nga vendi. Ne themi jo termocentraleve me thëngjill, e anulojmë projektin me letër. Thonë se nuk është anuluar, por fondet nuk janë mbledhur. Jo, me letër e kanë anuluar”, tha ai.

Ai kritikoi vendimet e qeverisë në detyrë për projektet energjetike, duke përmendur refuzimin e gazit amerikan.

“I thonë jo termocentralit me gaz, projekteve amerikane që na lidhin jo vetëm ekonomikisht, por edhe strategjikisht si zonë investimesh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krejt projektet i anulon, i fillon rrugët. Shikojeni gjendjen e rrugëve. Dhe pastaj del aty dhe tregon tregime të bukura, me rima, propagandë dhe filozofi, dhe njerëzit kënaqen me atë punë”, deklaroi Avni Arifi. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme