Zvicra në çerekfinale, Xhaka dhe Messi përballë njëri-tjetrit NULL NULL 08.07.2026 00:57 08.07.2026 00:57 Screenshot Zvicra është në çerekfinale të Kampionatit Botëror. Helvetikët e mposhtën Kolumbinë pas penalltive me rezultat 4:3. Skuadra e Murat Yakin, dështoi një herë pasi Manuel Akanji nuk u tregua i saktë. Derisa tek kolumbianët nga pika e bardhë ia huqën Campas dhe Hernandez. Në fazën tjetër, Zvicra do të ketë punë me Argjentinën e cila të mërkurën bëri “Remuntada” ndaj Egjiptit, duke e rikthyer rezultatin nga 0:2 në 3:2. Përballja Argjentina-Zvicra do të luhet të dielen më 12 korrik me fillim nga ora 03:00 e mëngjesit, sipas kohës sonë lokale.