Çfarë nuk dini për Xhejms Xhojsin? NULL NULL 02.02.2016 15:27 02.02.2016 15:27 Shkrimtari irlandez lindi më 2 shkurt 1882. Konsiderohet si thesari kombëtar i Irlandës. I njohur për librat klasikë si “Portret artisti të ri”, “Dublinasit” dhe kryevepra e tij “Uliksi”. Jeta e Xhojsit ka qenë interesante dhe me plot të panjohura, sa edhe sot ka shumë kontradikta mbi të. Më poshtë kemi renditur disa informacione interesante mbi autorin irlandez. 1.Personazhi i Moli Blum, në romanin e tij “Uliksi”, bazohet mbi gruan e tij, Nora Barnacle. Romani fillon më 16 qershor, dita kur Xhojsi takoi bashkëshorten e tij të ardhshme, në 1904-n. 2.Xhojsi studio danisht dhe norvegjisht në Dublin, në mënyrë që të ishte i aftë të lexonte veprën e dramaturgut norvegjez, Henrik Ibsen, në origjinal. 3.Pasi përfundoi studimet në vitin 1902, ai u largua nga Irlanda për në Paris, ku u shpërngul për të studiuar mjekësi. 4.Irlandezi jetoi me familjen e tij në Pola, Austro-Hungari në 1904-n, por në 1905-n u dëbua, kur qeveria zbuloi një rreth spiunësh. 5.Xhojsi u rikthye në Irlandë në vitin 1909, për të hapur kinemanë e parë në Dublin, “Cinematograph Volta”, ku shfaqte filma italianë dhe të vendeve të tjera europiane. 6.Xhojsi bëri 25 operacione në sy gjatë jetës së tij. 7.Përpara se libri i tij “Uliksi” të botohej në Amerikë në vitin 1934, qindra kopje të jashtëligjshme u sekuestruan dhe u dogjën në vitet 1920./botimeshqip/