Çfarë ndodh kur fotografi mbetet pa aparat? (FOTO) NULL NULL 19.12.2015 20:30 19.12.2015 20:30 Fotografët profesionistë e kalojnë kohën duke tentuar ta “ngrijnë” një moment përgjithmonë. Por çfarë ndodh nënse të njëjtëve iu largohet aparati nga duart? Fotografi Rich Johnson ka vendosur që përpara vetes t’i vendos kolegët e tij, pra fotografët e tjerë profesionalë, transmeton Klan Kosova. Ai i ka fotografuar në fillim fotografët me aparatët e tyre e më pas të njëjtët i ka fotografuar pa të, mirëpo duke qëndruar në të njëjtën pozicion sikurse janë duke fotografuar. E rezultati është fotosesioni i tij i quajtur “Prapa maskës”. “Ishte shumë interesante të shohësh rezultatin e këtij projekti”. “Disa ishin shumë rehat me këtë gjë, kurse të tjerët jo. Për disa mjaftoi vetëm një shkrepje, kurse disa të tjerë nuk ndiheshin të qetë sepse kur ia largova aparatin nuk ndiheshin rehat”, u shpreh Johnson. Ai tha se pjesa më e vështirë ishte që t’i bindte ata që të bëjnë të njëjtën shprehje të fytyrës sikurse kur janë duke fotografuar. Më poshtë mund ta shikoni këtë fotosesion interesant të realizuar nga Rich Johnson.