Çfarë ankesash dorëzuan në PZAP dy kandidatët e PDK-së? (VIDEO) NULL NULL 29.06.2026 12:29 29.06.2026 12:29 Dy kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Një veprim të tillë, ata e kanë marrë pasi që të gjitha instancat e tjera kanë refuzuar kërkesën e tyre për rinumërim të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit. Lidhur me ankesën e tyre në PZAP, detaje ka dhënë gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani. Në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve të orës 12:00, gazetarja Hasani ka treguar lidhur me kërkesën e dy kandidatëve për rinumërim të votave. Ajo ka thënë se Haxhiu e Kryeziu pretendojnë se ka pasur parregullësi gjatë numërimit të votave, prandaj janë ankuar në PZAP. “Në ankesën e dytë kanë thënë se nuk është që po kërkojnë diçka tjetër, por një numër të saktë të votave të qytetarëve…Këta thanë se duan rinumërimin dhe të kenë numrin e saktë të votave..Thanë se presin që pas ankesës të ketë rinumërim dhe që kërkesat e tyre të merren parasysh.”, ka thënë gazetarja Hasani ndër të tjerash. Për më shumë, ndiqeni raportimin e saj në videon më poshtë: