U ngjit në shtyllë elektrike pranë banesës së vjehrrit, vdes 45-vjeçari në Mirditë NULL NULL 29.06.2026 14:19 29.06.2026 14:19 Foto ilustrim Një 45-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në Mirditë, pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike. Siç raporton Abcnews.al, ngjarja ndodhi në fshatin Përlat i Epërm të Mirditës, ku 45-vjeçari dyshohet se është ngjitur në një shtyllë elektrike pranë banesës së vjehrrit të tij, pasi kishin probleme me ndriçimin, transmeton Klankosova.tv. Nga hetimet paraprake bëhet me dije se energjia ka qenë e lidhur dhe, për pasojë, 45-vjeçari ka rënë në kontakt me të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.