Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bie numri i ndërmarrjeve të regjistruara, Kurti krekosej se biznesi e ekonomia po rriten

NULL NULL
29.06.2026 14:07

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë për muajin maj të këtij viti.

Sipas këtij raporti, në maj 2026, krahasuar me muajin paraprak, ka rënie për 1,4 % të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërsa, sipas ASK-së, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, është shënuar rënie për 16,9 % të ndërmarrjeve të regjistruara.

Numri i ndërmarrjeve të regjistruara sipas sektorëve

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 278 (25,1 %), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve  me ushqim me 126 (11,4 %), Ndërtimtari me 119 (10,7 %), Prodhim me 105 (9,5 %),  etj.

Numri i ndërmarrjeve të regjistruara sipas kategorisë

Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” (0 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 1 101 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 7 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” (50 deri 249 të punësuar) dhe në kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha“ (250+), nuk kemi ndërmarrje të regjistruara këtë muaj.

Numri i ndërmarrjeve të regjistruara sipas shtrirjes gjeografike

Shtrirja gjeografike e ndërmarrjeve të regjistruara në nivel rajoni është: Rajoni i Prishtinës prinë me 523 ndërmarrje të regjistruara (7,2 %), Rajoni i Prizrenit me 130 (11,7 %), Rajoni i Ferizajt me 110 (9,9 %), Rajoni i Mitrovicës me 100 (9,0 %), Rajoni i Gjilanit me 86 (7,8 %), Rajoni i Gjakovës me 83 (7,5 %) dhe Rajoni i Pejës me 76 (6,9 %).

Deklaratat e Kurtit dhe Muratit në dhjetorin e vitit të kaluar

Më 2 dhejtor të vitit 2025, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte shkruar në rrjetin social facebook, duke thënë se është rritur numri i bizneseve të regjistruara vit pas viti.

Madje, për këtë, ai meritat ia linte qeverisjes së tij.

“Përgjatë këtij mandati, numri i bizneseve të reja të regjistruara është ngritur vit pas viti dhe ka qenë më i lartë se në çdo vit tjetër para qeverisjes sonë. Shtim biznesesh në ekonomi që rritet.”, kishte shkruar Kurti, duke shpërndarë statusin e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Ky i fundit, gjithashtu kishte shkruar se numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara tashmë ka kaluar shifrën prej 11 mijë, deri në fund të muajit tetor, ende pa mbaruar viti.

“Sipas trendit aktual, deri në fund të vitit kjo shifër pritet të tejkalojë mbi 13 mijë biznese, që do të ishte rekord i të gjitha kohërave. Ky është tregues i shëndetit të mirë të ekonomisë, e cila po rritet vazhdimisht.”, kishte shkruar Murati. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme