Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjini takon kryetarin e Odës Amerikane: Kyçja në rrjetin e gazit amerikan, hap strategjik

NULL NULL
29.06.2026 15:25
Arian Zeka dhe Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Në këtë takim është theksuar se zhvillimi ekonomik mbetet esencial për të ardhmen e Kosovës, ndërsa politikat shtetërore duhet të garantojnë siguri afatgjatë energjetike, furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe krijim të kushteve që çlirojnë potencialin e plotë ekonomik të vendit, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu, është vënë theksi te rëndësia strategjike e përfshirjes së Kosovës në rrjetin e gazit amerikan, si një hap i konsideruar jetik për fuqizimin e sigurisë energjetike dhe stabilitetit ekonomik në të ardhmen.

Në takim u vlerësua edhe bashkëpunimi me Odën Amerikane dhe organizatat e tjera biznesore, duke e konsideruar sektorin privat si motorin kryesor të ekonomisë së Kosovës.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional me komunitetin e biznesit u theksua si element kyç për nxitjen e investimeve dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme në vend”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme