Deklarata e Sorensenit, Hoti kritikon pushtetin: Refuzohet Marrëveshja e Uashingtonit, pranohet e Ohrit NULL NULL 29.06.2026 15:31 29.06.2026 15:31 Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të fundit të të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Emisari evropian ka deklaruar se marrëveshja e Ohrit vlen edhe pa nënshkrime dhe se ajo ka nisur të zbatohet në disa pjesë. Lidhur me këtë, Hoti ka thënë se diplomacia e Kosovës ka degraduar gjatë pesë viteve të fundit. “Refuzohet Marrëveshja e Uashingtonit, ndërkaq pranohet Marrëveshja e Ohrit.”, ka shkruar Hoti. Deputeti i rizgjedhur i LDK-së ka kritikuar sërish që për gjashtë vite nuk është zbatuar marrëveshja e Uashingtonit. “Edhe sot, kur gjithë Evropa është zgjuar në këmbë për të eliminuar plotësisht çdo varësi nga gazi rus, Kurti dhe sejmenët e tij e refuzojnë projektin e gazit amerikan duke përrallisur për alternativa të tjera të furnizimit me energji.”, ka shkruar Hoti. Ai ka kritikuar qasjen e ekzekutivit Kosovar. “Nuk kanë hezituar të pranojnë Marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas Sorensenit tani përbën obligim ndërkombëtar të Kosovës.”, ka shkruar ish-kreu i ekzekutivit. /Klankosova.tv