Celtics fitojnë derbin e liderëve të Konferencave NULL NULL 11.01.2024 10:22 11.01.2024 10:22 Lideri i Konferencës Lindore në NBA, Boston Celtics, ka shënuar fitore ndaj atij të Konferencës Perëndimore, Minnesota Timberwolves. Jayson Tatum i Keltëve pati një natë të hatashme duke shënuar plot 45 pikë, ndërkaq Jaylen Brown shtoi 35 sosh, dhe pati 11 kërcime. Në anën tjetër, Anthony Edwards i Ujqërve, realizoi më së shumti pikë te mysafirët, 29.