Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cameron: Putini u përpoq të heshtë Navalnyn, por bota po shikonte

NULL NULL
01.03.2024 20:05
Foto nga arkiva: David Cameron.
Foto nga arkiva: David Cameron.

David Cameron, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe sekretari aktual i Jashtëm, tha se presidenti rus Vladimir Putin, u përpoq të heshtë Alexei Navalnyn por bota po shikonte.

“Putin u përpoq të heshtë Alexei Navalny. Por bota po shikonte. Në ditën e funeralit të tij, ne kujtojmë shpirtin e tij të sfidës përballë brutalitetit nga regjimi rus dhe guximin e tij për t’iu kundërvënë korrupsionit”, shkroi ai.

“Ne duhet të vazhdojmë t’i kërkojmë llogari Rusisë”, shtoi Cameron në X (ish-Twitter), raporton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme