Burri i cili bëri art me qimet e kurrizit NULL NULL 07.01.2016 16:21 07.01.2016 16:21 Me qimet e kurrizit mund të bësh art. Sigurisht, nëse i rruan në mënyrën e duhur. Mike Wolfe, një burrë leshator nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka shfrytëzuar më së miri teprinë e qimeve të tij, duke realizuar një kalendar për vitin 2016. Nga Kupidi me shigjetë e deri te lepurushi i Pashkës, Mike ka përdorur leshin e kurrizit për të krijuar imazhe të ndryshme për 12 muajt e vitit. Nëse doni ta bëni tuajin këtë kalendar, mund ta blini për 25 dollarë, duke e porositur në faqen calendhair.com.