Botërori i basketbollit, Letonia e çon në shtëpi Francën NULL NULL 27.08.2023 17:59 27.08.2023 17:59 Letonia e ka tronditur Francën duke e mposhtur me rezultat 88-86, në Kampionatin Botëror. Takimin më mirë e nisën francezët duke triumfuar me rezultat 33-26, ndërsa në të dytin Letonia ishte më e mirë, duke fituar me shifrat 23-20. Në çerekun e tretë, Franca ishthe dukshëm më mirë duke triumfuar me rezultat 21-13. Por etapa e fundit ishte fatale për skuadrën franceze, pasi Letonia triumfoi me rezultat 26-12, për rezultatin final 88-86. Kështu kombëtarja franceze eliminohet nga Botërori së bashku me Libanin, në grupin H. Në këtë grup, tutje ka avancuar edhe Kanadaja. /Klankosova.tv.