Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Borrell pritet të udhëtojë për në Ukrainë pas vizitës në Poloni

NULL NULL
05.02.2024 22:29
Josep Borrell
Foto nga Arkivi: Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së

Gjatë vizitës së tij në Poloni më 5 shkurt, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell konfirmoi se do të vazhdojë udhëtimin e tij në Ukrainë.

Sipas Yevropeiska Pravda, ai tha këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm polka, Radoslaw Sikorski, transmeton Klankosova.tv.

Borrell u tha gazetarëve se ishte “në rrugën e tij për në Kiev” pa dhënë detaje.

Me sa duket, kryediplomati i BE-së mund të mbërrijë në Ukrainë që nesër, më 6 shkurt.

Ai gjithashtu theksoi se BE-ja duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me të gjitha mjetet e mundshme, duke përfshirë rritjen e mëtejshme të furnizimit me municion.

lajme të ngjashme