Bora barazon serinë pas një drame me vazhdime ndaj Bashkimit NULL NULL 02.05.2026 22:07 02.05.2026 22:07 Një përballje spektakolare është zhvilluar në gjysmëfinalet e play-off-it, ku Bora ka arritur të barazojë serinë në 2:2, pasi mposhti Bashkimin pas vazhdimeve me rezultat 104:99. Skuadra nga Prishtina e nisi ndeshjen furishëm, duke krijuar një epërsi të thellë deri në 18 pikë, duke dhënë sinjale se mund ta mbyllte sfidën brenda kohës së rregullt. Megjithatë, Bashkimi nuk u dorëzua dhe në fund të ndeshjes riktheu gjithçka në baraspeshë, falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Shannon Shorter, i cili udhëhoqi rikthimin dramatik të prizrenasve. Por, pavarësisht momentit pozitiv, Bashkimi nuk arriti ta ruajë ritmin në pesë minutat shtesë. Në vazhdime, Bora kontrolloi lojën dhe tregoi më shumë qetësi në momentet vendimtare, duke siguruar fitoren dhe duke barazuar serinë gjysmëfinale. Lojtari më i dalluar te Bora ishte Tyler Cheese me 25 pikë dhe 8 kërcime, duke qenë faktor kyç në këtë fitore shumë të rëndësishme për ekipin prishtinas. Seria tashmë mbetet plotësisht e hapur, me të dyja skuadrat që do të luftojnë fort për një vend në finale të merkurën mbrëma ne Sezai Surroi në Prizren, njofton Klankosova.tv.