Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blinkeni në Egjipt për bisedime, do të takohet me presidentin egjiptian

NULL NULL
06.02.2024 07:55
Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, priti në Riad Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken.
Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, priti në Riad Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken. Fotografia: SPA/AFP/Getty Images

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po shkon në Kajro, ku do të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi.

Kjo një ditë pasi Blinkeni filloi turneun e tij të fundit në Lindjen e Mesme duke u takuar me princin e kurorës saudit në Riad, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Blinkeni dhe princi i kurorës Mohammed bin Salman diskutuan “koordinimin rajonal për të arritur një fund të qëndrueshëm të krizës në Gaza”, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ata folën gjithashtu për “nevojën urgjente për të ulur tensionet rajonale”, tha Miller, duke iu referuar një rritjeje të sulmeve në të gjithë rajonin që ka shkaktuar kundërsulme nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj.

Blinkeni nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve ndërsa u kthye në hotelin e tij, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme