Blinken mirënjohës ndaj Osmanit që udhëhoqi takimin e këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së NULL NULL 30.11.2023 01:25 30.11.2023 01:25 Sekretari i Shtetit në ShBA, Antony Blinken, është pritur në takim nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për reformat e vazhdueshme demokratike në Maqedoninë e Veriut, raporton Klan Kosova. Kështu ka njoftuar vetë Sekretari amerikan përmes një postimi në platformën X. “U takova me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani në Shkup. Shpreha mbështetjen për reformat e vazhdueshme demokratike të Maqedonisë së Veriut dhe mirënjohjen për udhëheqjen e Ministrit të Jashtëm Osmani për Ukrainën si kryesues i OSBE-së”, ka shkruar Blinken.