Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blinken do të udhëtojë për në Izrael, Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

NULL NULL
27.11.2023 23:06
Antony Blinken ne Izrael

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, këtë javë do të udhëtojë për në Izrael, Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai do të  bëjë presion për më shumë ndihmë humanitare për Gazën, lirimin e më shumë pengjeve të mbajtura në territor dhe të punojë për të përmirësuar mbrojtjen për civilët në Rripin e Gazës, tha një zyrtar i lartë amerikan.

Blinken gjithashtu do të diskutojë të ardhmen e Gazës dhe nevojën për një shtet të pavarur palestinez me “partnerët rajonalë”.

Për këtë udhëtim ka raportuar Reuters, ndërsa departamenti i Shtetit ende nuk e ka konfirmuar këtë, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme