Bisedimet mes fermerëve polakë dhe qeverisë përfundojnë në qorrsokak NULL NULL 09.03.2024 23:11 09.03.2024 23:11 Fermerë polakë duke protestuar Një tjetër takim mes kryeministrit polak Donald Tusk dhe fermerëve ka përfunduar në Varshavë. Përfaqësuesit e protestuesve thanë pas bisedimeve se kreu i qeverisë paraqiti propozime për zgjidhjen e disa problemeve me të cilat përballen prodhuesit polakë të ushqimit, por se në takim nuk u arrit asnjë marrëveshje, transmeton Klankosova.tv. Para bisedimeve, fermerët njoftuan se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, protesta e tyre mund të intensifikohet në kufirin me Ukrainën.