Biseda e hidhur me ish të dashurin (VIDEO) NULL NULL 03.09.2015 09:20 03.09.2015 09:20 Ali dhe Andrew, ishin në lidhje për shtatë vjet. Mirëpo lidhja e tyre nuk funksionoi, kështu që tash pas ndarjes janë ulur përballë për ta pyetur njëri – tjetrin se pse lidhja e tyre dështoi, transmeton Klan Kosova. E po, natyrisht që biseda me ish njeriun që ke ndarë shtatë vjet jetë nuk është aspak e këndshme. Madje kjo bisedë mund të jetë edhe shumë e hidhur, sidomos nëse ai pohon që të ka tradhëtuar shumë herë. Në videon e dytë, të dy ish partnerët diskutojnë për gabimet që kanë bërë dhe se çfarë do i këshillonin të dashurëve të ardhshëm. Mirëpo të dy u pajtuan, që do të ishte shumë e çuditshme nëse do riktheheshin së bashku. Por Andrew, dëshiron që të mbetet mik me ish të dashurën e tij, sepse siç shprehet me lot në sy “I mungon shumë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.