Biden thotë se po angazhohet për të realizuar armëpushimin NULL NULL 27.11.2023 20:08 27.11.2023 20:08 Presidenti amerikan Joe Biden, tha se po vazhdon kontaktet me udhëheqësit e Katarit, Egjiptit dhe Izraelit për t’u siguruar që çdo aspekt i marrëveshjes së armëpushimit të zbatohet. “Kam bërë presion të vazhdueshëm për një pauzë në luftimet për të përshpejtuar dhe zgjeruar ndihmën humanitare që shkon në Gaza dhe për të lehtësuar lirimin e pengjeve”, shkroi ai në X, transmeton Klankosova.tv. Një postim i veçantë nga Shtëpia e Bardhë shtoi se Biden “do të vazhdojë të punojë për të zgjatur pauzën përtej dy ditëve të tjera”. I have consistently pressed for a pause in the fighting to accelerate and expand the humanitarian assistance going into Gaza and facilitate the release of hostages. I remain in contact with leaders of Qatar, Egypt, and Israel to make sure every aspect of the deal is implemented. — President Biden (@POTUS) November 27, 2023