Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biden kritikon takimin e Trumpit me Orbanin

NULL NULL
09.03.2024 15:25
Viktor Orban dhe Donald Trump
Viktor Orban dhe Donald Trump

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka shprehur kritikë ndaj takimit të rivalit të tij, Donald Trump me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, duke thënë se ky i fundit “është në kërkim të diktaturës”.

Obran ka udhëtuar drejt Floridës të premten për ta takuar “mikun e moçëm” Trumpin, raporton The Guradian, transmeton KlanKosova.tv.

Kryeministri hungarez në vazhdimësi ka shprehur shpresë që kandidati republikan të kthehet në pushtet.

“E dini me këtë takohet ai sot në Mar-a-Lago?, ka pyetur Biden para mbështetësve të tij në fushatë, derisa e ka kritikuar Trumpin.

“Orbani i Hungarisë, që ka thënë shtruar që nuk mendon që demokracia funksionon dhe është në kërkim të diktaturës”, ka thënë Biden.

“Unë shoh të ardhmen ku ne mbrojmë demokracinë, jo ta pakësojmë atë”.

lajme të ngjashme