Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biden bën thirrje për armëpushim të përkohshëm të menjëhershëm, si pjesë e marrëveshjes së pengjeve Izrael-Hamas

NULL NULL
02.03.2024 00:20
Presidenti amerikan Joe Biden gjatë një takimi me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Fotografia: Reuters
Presidenti amerikan Joe Biden. Foto: Reuters

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të premten se puna për një marrëveshje për lirimin e pengjeve vazhdon dhe bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

“Ne po përpiqemi të arrijmë një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për kthimin e pengjeve dhe një armëpushim të menjëhershëm në Gaza për të paktën gjashtë javët e ardhshme dhe për të lejuar rritjen e ndihmës për Rripin e Gazës”, tha ai.

Biden kështu u shpreh gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kryeministren italiane Giorgia Meloni, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti shtoi se SHBA-ja do të “ngulmojë” që të shtohen më shumë kamionë dhe rrugë, në mënyrë që më shumë ndihma t’u dërgohet njerëzve në Gaza.

“Ne do të këmbëngulim që Izraeli të lehtësojë më shumë kamionë dhe më shumë rrugë për të marrë gjithnjë e më shumë njerëz ndihmën që u nevojitet, pa justifikime”, deklaroi Biden.

lajme të ngjashme