Biden: Armëpushimi në duart e Hamasit NULL NULL 05.03.2024 18:28 05.03.2024 18:28 Presidenti amerikan, Joe Biden Presidenti amerikan, Joe Biden ka përsëritur pretendimet e ShBA se një marrëveshje armëpushimi është vetëm në duart e Hamasit. Ai është shprehur se një armëpushim është shumë i nevojshëm, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Është në duart e Hamasit tani. Izraelitët kanë bashkëpunuar. Kemi nevojë për një armëpushim”, është shprehur Biden. Edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha gjithashtu më herët se ekziston një mundësi për të arritur një armëpushim të menjëhershëm, por se përgjegjësia është e Hamasit.