Bërbatovci: Ndeshje e madhe në Prishtinë, Kosova synon festën – Kroacia kërkon ta prishë (VIDEO) NULL NULL 05.06.2026 09:27 05.06.2026 09:27 Komentatori Engjëll Bërbatovci ka folur për ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Kroacisë, duke thënë se takimi është vendimtar për ecurinë e grupit. Sipas tij, Kroacia do të kërkojë të prishë festën e Kosovës, ndërsa një fitore eventuale e saj do ta barazonte me pikë me Kosovën. Ai shtoi se në rast humbjeje me më shumë se një gol diferencë, Kroacia do të dilte e para në grup. “Kroacia ka me ardhë për revansh dhe kanë me u mundu me ia prish festën Kosovës. Në rast fitoreje do të barazoheshin me pikë me Kosovën. Nëse mposhtemi me më shumë se një gol diferencë, Kroacia do të dilte e para në grup. Ndeshjen e fundit e kemi me Gjibraltarin, në letër jemi favorite. Kështu që neve na duhet me u ‘koqit’ dhe me marrë një rezultat pozitiv dhe me një barazim do të fitonim në Prishtinë. Mendoj se Erleta Mehmeti do të jetë ajo që do ta vendosë ndeshjen. Uroj që me arrit fitore”, tha komentatori Engjëll Bërbatovci.