Beogradi prezantohet me kulturën kosovare NULL NULL 21.05.2015 16:50 21.05.2015 16:50 ?????????????????????????????????????????????????????????? Edicioni i dytë i Festivalit “Mirëdita, dobar dan”, i cili do të prezenton skenën kulturore të Kosovës për publikun e Serbisë, do të mbahet me 4-8 qershor në Beograd. Në këtë pikëtakim të artistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia, do të shfaqet filmi i regjisorit të njohur kosovar Isa Qosja, “Tri dritare dhe një Varje”, film ky i cili është shpërblyer me çmime në Festivalin e Filmit të Sarajevës si dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik. Përveç, filmit të fundit të regjisorit të mirënjohur, Kosova para publikut të Beogradit do të prezantojë edhe muzikantë, aktorë, regjisorë të filmit dhe teatrit, si dhe aktivistë të shoqërisë civile dhe analistë, të cilët do të diskutojnë për çëshjte të rëndësishme shoqërore dhe politike.