Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Begaj pret zv.presidentin turk, në fokus stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

NULL NULL
17.10.2025 11:15

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yılmaz.

Përmes një postimi në Facebook ai tha se Shqipëria vlerëson angazhimin përmes dialogut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor e më gjerë.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera dhe vëllazërore midis dy vendeve tona na nxisin për vijimësi, për bashkëpunim në fusha, si: ekonomia, tregtia, infrastruktura,  bujqësia, turizmi, siguria, mbrojtja dhe energjia e rinovueshme”.

“Shqipëria vlerëson rolin e Turqisë dhe të Presidentit Erdogan si një partner dhe aleat kyç dhe angazhimin përmes dialogut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor e më gjerë”, u shpreh tutje Begaj./Klankosova.tv

lajme të ngjashme