BE-ja thotë se kufizimet izraelite për karburantin, po pengojnë dërgesat e ndihmave në Gaza NULL NULL 28.11.2023 13:39 28.11.2023 13:39 Kufizimet e Izraelit në furnizimet me karburant në Gaza po ndikojnë në dërgesat e ndihmave dhe aksesin humanitar, tha Janez Lenarcic, komisioner i BE-së. “Ne po bëjmë thirrje për rritjen e furnizimit me karburant. Qasja humanitare duhet të bazohet në nevojat dhe jo në disa kufizime ”, deklaroi ai para gazetarëve në Bruksel. Lenarcic tha se dërgesat e ndihmave në Gaza po hasnin dy çështje: procesin e kontrollit për kamionët në vendkalimin Rafah dhe kufizimet në karburant, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. “Sasitë që po hyjnë çdo ditë nuk janë të mjaftueshme”, theksoi ai.