Bashkimi e pret Cibonën në Prizren më 15 Tetor NULL NULL 02.10.2025 13:02 02.10.2025 13:02 Klubi i Basketbollit Bashkimi ka zbuluar kalendarin e ndeshjeve në Grupin J të FIBA Europe Cup, ku do të përballet me tri skuadra të mëdha evropiane: Cibona Zagreb, Reggiana dhe JDA Dijon. Për herë të parë në histori, prizrenasit do të luajnë në fazën e grupeve të kësaj gare prestigjioze, duke nisur rrugëtimin evropian para tifozëve të vet në Prizren. Dueli i parë pritet të jetë mjaft interesant ku prizrenasit do të jenë nikoqir të gjigantëve kroat, Cibonës. Me poshtë e gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të Bashkimit ne Fiba Europe Cup, ne kuadër të grupit J: 15 tetor – Bashkimi vs Cibona Zagreb (Prizren); 22 tetor – Reggiana vs Bashkimi (Itali); 29 tetor – Bashkimi vs JDA Dijon (Prizren); 5 nëntor – Cibona Zagreb vs Bashkimi (Kroaci); 12 nëntor – Bashkimi vs Reggiana (Prizren); 18 nëntor – JDA Dijon vs Bashkimi (Francë).