Basha sqaron vendimin për shpalljen e Kuvendit të konstituuar NULL NULL 01.09.2025 13:36 01.09.2025 13:36 Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, gjatë një konference për media, tha se për të ka qenë shumë e rëndësishme që Parlamenti të shpallet i konstituuar. Ai thotë se ka përgjegjësi para qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, andaj dhe bëri në veprim të tillë. Basha tutje shpjegoi se si ai, si kryetar i Kuvendit, mund ta shpallë Parlamentin si të funksionalizuar, transmeton Klankosova.tv. “Me rëndësi që baza ime për këtë arsyetim ka qenë rregullorja e punës së Kuvendit. Neni 5 thotë se seanca konstituive mbaron me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, mirëpo Neni 16 pika e 4, thotë se kryetari është përgjegjës për zbatimin e rregullores, dhe bën interpretimin përfundimtar të saj”, thotë ai. “Për mua ka qenë e rëndësishme që pika 4 e rendit të ditës është ezauruar, dhe ka qenë e rëndësishme që ne mos ta bllokojmë shtetin për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari, por të vazhdojmë me punën e Kuvendit”, u shpreh kryekuvendari.