Barcelona rikthen interesimin për Rafael Leaon NULL NULL 15.04.2026 18:15 15.04.2026 18:15 Barcelona ka rikthyer fokusin te Rafael Leao për të përforcuar krahun e majtë të sulmit. Ndryshe nga më parë, Milani nuk e konsideron më të paprekshëm sulmuesin pas rënies së formës nën drejtimin e Allegrit dhe kritikave të tifozëve. Sipas mediave italiane, Milan është gati të pres oferta për rreth 80 milionë euro, një shifër kjo shumë më e ulët se klauzola e përparshme e portugezit prej 175 milionësh. Megjithatë, për të siguruar shërbimet e portugezit, Deco duhet të mposhtë konkurrencën e fortë të Bayernit dhe Manchester United, si dhe të gjejë formulën financiare për të realizuar transferimin. /Klankosova.tv