Barcelona bie në Madrid NULL NULL 14.04.2026 23:00 14.04.2026 23:00 Skuadra katalunase, Barcelona, është përshëndetur me garat evropiane, duke u mposhtur nga Atletico Madridi me rezultat të përgjithshëm 3-2 nga dy ndeshjet. Ndonëse Barça arriti të fitojë si mysafir i madrilenëve, kjo nuk mjaftoi pasi katalunasit ishin mposhtur 2-0 në ndeshjen e parë në Camp Nou javën e kaluar. Ekipi i Hansi Flick arriti të barazonte shifrat e rezultatit të përgjithshëm pas vetëm 24 minutave lojë, duke shënuar Lamine Yamal (minuta 4) dhe Ferran Torres në minutën e 24-të. Megjithatë, madrilenët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 31-të shënuan për 1-2. Rezultati i përgjithshëm në fund të ndeshjes ishte 3-2. Atletico pret fituesin e përballjes së nesërme Arsenal – Sporting, ku në ndeshjen e parë si mysafir Arsenali fitoi me rezultat minimal 1-0. /Klankosova.tv