Barca tregohet e pamëshirshme ndaj Dortmundit NULL NULL 09.04.2025 22:52 09.04.2025 22:52 Barcelona e ka mposhtur bindshëm Borussia Dortmundin në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Champions League. 4:0 përfundoi ndeshja në “Estadio Olimpico Lluis Companys”. Raphinha ishte ai që shkëlqeu me një gol e dy asistime përballë gjermanëve. Ishte pikërisht braziliani që e nisi serinë e golave në minutin e 25-të, pas asistimit të Pau Cubarsit. Shifrat në 2:0 i çoi Robert Lewandowski, në minutin e 48-të, me asistin e brazilianit Raphinha. Polaku ishte protagonist edhe në golin e tretë në minutin e 48-të, ku asistoi Fermin Lopez, njofton Klankosova.tv Kurse vulën takimit ia dha Lamine Yamal, në minutin e 77-të. Ndeshja kthyese në Gjermani luhet javën e ardhshme, Skuadra e Hansi Flick, me këtë rezultat thuajse e ka kryer çështjen e diskutimit të gjysmëfinalistit në Champions League./ Klankosova.tv