Barça ndalet me barazim nga Vallecano NULL NULL 31.08.2025 23:37 31.08.2025 23:37 Rayo Vallecano ka arritur që t’i nxjerr barazim Barcelonës në xhiron e tretë të La Ligës. Të parët që kaluan në epërsi ishin blaugranët, të cilët shënuan në minutën e 40-të me Yamalin i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë. Ndërsa, rezultati u barazua në minutën e 67-të të takimit me Perezin, i cili realizoi pas një asistimi të Palazonit, njofton Klankosova.tv. Vallecano e shënoi edhe golin e dytë në takim me Camellon në minutën e 86-të, por që i njëjti u anulua për pozitë jashtë loje. Me këtë barazim, Barça gjendet në pozitën e katërt me shtatë pikë, ndërsa Vallecano në të 10-ën me katër pikë.