Barça, “mbreti” i Kupës, e mposht Realin në finale NULL NULL 27.04.2025 00:47 27.04.2025 00:47 Barcelona e ka mposhtur Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit me rezultat 3:2. Ishte Pedri ai që e hapi serinë e golave për vendasit në minutën e 28-të të takimit e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Deri në minutën e 70-të, Reali s’arriti ta barazonte rezultatin, kur në skenë u shfaq Mbappe, i cili shënoi nga penalltia. Vetëm shtatë minuta më vonë, Tchouameni ia dha Realit epërsinë për herë të parë në takim, ndërsa pas 7 minutash të tjerë, Ferran Torres barazoi rezultatin. Pjesa e parë e vazhdimeve u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 116-të, Kunde shënoi për rezultatin përfundimtar të takimit.