Bajrami: Demaçi kërkoi të shuhen partitë, të mbetet vetëm UÇK-ja (VIDEO) NULL NULL 05.04.2023 18:18 05.04.2023 18:18 Hakif Bajrami Hakif Bajrami, ish-bashkëpunëtor i veprimtarit Adem Demaçi, ka thënë se Demaçi ka kërkuar që partitë në Kosovë të shuhen, për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Posa Jugosllavia e tretë filloi me krime më të mëdha, Adem Demaçi na tuboi të gjithëve që ishim rreth tij dhe u deklarua se ‘më partitë nuk kanë kurrfarë funksioni, të gjithë duhet të kyçemi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës’, e cila doli publikisht më 27 nëntor 1997”, tha Bajrami në Info Magazine të Klan Kosova. Bajrami tha se Demaçi, para shumë diplomatëve dhe gazetarëve të huaj, e paraqiti UÇK-në në mënyrë të dinjitetshme. “Posa ke hy në zyrën e Adem Demaçit, çdo gazetar e ka fotografuar Kartën e Kombeve të Bashkuara. Adem Demaçi aty ka pritur dhjetëra diplomatë duke filluar nga Hoolbroku e deri tek diplomatët evropianë, e ka prezantuar në mënyrë të denjë luftën e UÇK-së, e cila na ishte imponuar, sepse ne nuk kemi pas përtej trojeve tona ku të shkojmë. Në asnjë mënyrë Adem Demaçi nuk ka propaganduar më pak se liri e më shumë se bashkim kombëtar”, u shpreh ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë