Bajqinovci: Në veri janë 70 policë serbë, është pesëfishuar dhe raportimi për raste kriminale NULL NULL 30.09.2024 18:57 30.09.2024 18:57 Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci është shprehur se është gënjeshtër se nuk ka policisë serbë në veri të Kosovës. Në DPT te Fidani, deputeti thotë e 70 policë serbë veprojnë në veri, dhe 30 të tjerë boshnjakë, njofton Klankosova.tv. “Kanë gënjyer kur kanë thënë se nuk ka më policë serbë në veri. Është e pavërtetë, janë 70 policisë serbë në veri, dhe 30 boshnjakë. 150 policë kanë aplikuar tash në konkursin e fundit, dhe ka shumë nga serbët e veriut. Unë mendoj që nuk ka pasur kurrë më shumë zbatim të ligjit, kjo matet duke filluar nga lëvizja e lirë”, thotë Bajqinovci. Ndër të tjera, ai thotë se është ‘pesëfishuar numri i raportimeve për raste kriminale, dhunë e gjithçka tjetër prej largimit të policëve serbë që kur kanë hequr uniformat’. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gërvalla: Kompromisi eventual për Ukrainën, recetë për luftën e ardhshme në Ballkan 09/11/2024
Kosova Osmani në 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit: Liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen 09/11/2024
Kosova Hamza i tregon datat kur takohet me diasporën: Jeni pjesë e historisë dhe zhvillimit të Kosovës 09/11/2024