Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Australia thyen trendin global, ngadalëson rritjen e normave të interesit

NULL NULL
04.10.2022 22:57

Banka Qendrore e Australisë ka rritur normën e saj bazë të interesit më pak se sa pritej, duke sfiduar pritjet për veprime më agresive për të zbutur inflacionin e lartë.

Rritja e Bankës së Rezervës së Australisë (RBA) me 0.25 pikë përqindje të martën e 4 tetorit, ishte gjysma e asaj që ishte pritur në tregje, shkruan Al Jazeera, transmeton KlanKosova.tv.

Lëvizja e fundit e RBA-së e rriti normën e parave të gatshme, e cila nga ana tjetër ndikon në koston e hipotekave dhe huamarrjeve të tjera në 2.60 përqind, dhe që është më e larta që nga viti 2013.

Në një deklaratë, guvernatori i RBA, Philip Lowe tha se normat tashmë ishin rritur “në mënyrë të konsiderueshme në një periudhë të shkurtër kohore”, teksa ekonomia po përballej me pasiguri.

lajme të ngjashme