Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AstraZeneca: Tajlanda vonon shpërndarjen e vaksinave për shkak të frikës nga mpiksja e gjakut

NULL NULL
12.03.2021 08:15

Tajlanda ka vonuar shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca COVID-19 mbi raportet e mpiksjes së gjakut, pavarësisht se nuk ka prova për këtë.

Kryeministri i vendit pritej të niste vaksinimin e vendit duke marrë vaksinën të premten. Kjo tani është anuluar.

Vonesa vjen pasi një numër vendesh, duke përfshirë Danimarkën dhe Norvegjinë, pezulluan përdorimin e vaksinës, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Rreth 5 milionë evropianë kanë marrë tashmë vaksinën AstraZeneca.

Nga kjo shifër, rreth 30 raste kishin raportuar “ngjarje tromboembolike” – ose zhvillimin e mpiksjes së gjakut.

Agjencia Evropiane e Barnave tha të enjten se nuk kishte asnjë indikacion se vaksina po shkakton mpiksjen e gjakut, duke shtuar se “përfitimet e saj vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj”.

AstraZeneca tha se siguria e ilaçit është studiuar gjerësisht në provat klinike.

lajme të ngjashme