Aston Martin i ri “fluturon”, nga 0 deri në 100 km/h për 3.7 sekonda (VIDEO) NULL NULL 16.08.2023 23:26 16.08.2023 23:26 Prodhuesi britanik e ka prezantuar veturën e re. Bëhet fjalë për serinë Aston Martin DB12 Volante, “pa çati”. Shpejtësia maksimale e kësaj serie është 325 km/h. “Bisha” ka një motor tejet të fuqishëm prej 680 kuajfuqish. Gjigandi britanik duket se “fluturon”, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrijnë për 3.7 sekonda. Një seri para kësaj, DB12 Coupe, para disa muajsh u prezantua nga piloti i Formula 1, Fernando Alonso.