Asgjë të re nga bashkëpunimi Kurti-Osmani NULL NULL 4 ditë më parë 4 ditë më parë Akoma nuk ka ndonjë hap konkret nga bashkëpunimi mes Lëvizjes Vetëvendosje të udhëhequr nga Albin Kurti dhe Iniciativës Qytetare të formuar rishtas nga ushtruesja e detyrës së postit të presidentit Vjosa Osmani. Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes Përparim Kryeziu. Kryeziu tha se nuk ka “diçka të re” nga ky bashkëpunim, njofton Klan Kosova. Pas shkarkimit të Vjosa Osmanit, nga postet partiake në Lidhjen Demokratike e Kosovës, ishte paralajmëruar një koalicion, por që as kjo nuk kishte ndodhur pasi që afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar të martën më 12 janar në ora 18:00.