Arti s’duhet të jetë politik NULL NULL 28.05.2015 14:07 28.05.2015 14:07 Cauleen Smith e sheh artin më shumë se një formë për të eksploruar politikën, si një rrugëtim për të zbuluar botët e pathëna të qyteteve, njerëzve apo historisë. Dhe pse ndalet pak tek e shkuara, veprat e saj janë një hulumtim i ideve më të ndjera njerëzore, duke e shndërruar artisten brenda saj në një qenie tjetër, një qenie që komunikon me shqetësimet aktuale të shoqërisë. Profesoreshë e Arteve Pamore në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, ajo është e njohur për veprat e saj që rreken të tregojnë identitetin afrikano-amerikan, veçanërisht me problemet që përballen gratë e zeza. Smith nënvizon në punët e saj sesi përkatësia racore, sidomos ajo afro-amerikane gjatë shekujve ka prodhuar në SHBA jo vetëm kulturë, por edhe ide dhe ka ndihmuar zhvillimin e ekonomisë. Thelbin e kulturës amerikane ajo e sheh të lidhur me gjininë e saj, me një kast të rëndësishëm artistësh me ngjyrë që i kanë dhënë këtij vendi identitetin. Ata kanë qenë mentorët e saj, të cilët teksa studionte kinema në Universitetin e San Franciskos, e frymëzuan drejt një rruge ku të kuptuarit ishte e njëjtë me të ndjerit. Ndaj veprat e Smith e kalojnë kontekstin e një përjetimi vetjak, dhe pse si artiste, ajo përdor ndjesitë vetjake për t’i dhënë në një dimension tjetër.